Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hovenier: Është domethënëse për ne ta festojmë pavarësinë me miqtë tanë

Gazeta10
04 July 2023 - 23:14

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, për ftesën në festën e realizuar për shënimin e 4 Korrikut.

Hovenier ka thënë se kjo është shumë domethënëse për ta, shkruan Gazeta10.

“I nderuar të marr pjesë në festën e 4 Korrikut të Komunës së Prishtinës për ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Faleminderit Perparim Rama që ftove ekipin tim dhe mua – është domethënëse për ne që të jemi në gjendje të festojmë për pavarësinë e vendit tonë me kolegët dhe miqtë ndërsa jemi jashtë vendit”, ka shkruar Hovenier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.