Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hovenier kërkon implementimin e marrëveshjes së Ohrit

Gazeta10
24 April 2023 - 13:19

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ka thënë se implementimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm.

Duke mos dashur që të komentojë më shumë ai u tha shkurt gazetarëve që t’i referohen deklaratës së mbrëmshëm, kur kjo ambasadë reagoi pas zgjedhjeve në veri.

“Mbrëmë kemi bërë një deklaratë, e cila flet vetë për rëndësinë e implementimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

Në një komunikatë për media, Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se përkrahin një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe iu vjen keq që jo të gjitha partitë nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme.

Nga kjo ambasadë është shprehur mirënjohje për profesionalizmin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhjet.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm. Ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”, thuhet thuhet tutje në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.