Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hovenier pas vizitës së Chollet: SHBA-të përkushtuara për partneritetin me shoqërinë civile në Kosovë

Gazeta10
12 January 2023 - 10:15

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar me partneritetin e shoqërisë civile në Kosovë, raporton Gazeta10.

Ai i ka bërë këto komente duke e shpërndarë një status të vet këshilltarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet.

Hovenier ka thënë se ka pasur kënaqësi që bashkë me Chollet kanë takuar përfaqësues të shoqërisë civile.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

“SHBA-të janë të përkushtuara për partneritet me shoqërinë civile kosovare, një komponent kritik për demokracinë e fortë dhe shumë-etnike të Kosovës. Kënaqësi që bashkohem me Këshilltarin Chollet për një takim informues dhe të rëndësishëm me përfaqësues nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se përpos këtij takimi, diplomati amerikan ka takuar edhe presidenten Osmani si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.