Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hovenier: SHBA-ja qëndron fuqishëm krah KFOR-it për ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes në Kosovë

Gazeta10
23 February 2024 - 15:10

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me Komandantin e KFOR’it, në Kosovë,  Ozkan Ulutas.

Pas takimit Ambasadori Hovenier, ka thënë se me Ulutas kanë folur për siturën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm krah KFOR’it.

“Takimi i mirë me Komandantin #KFOR MG Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me @NATO_KFOR pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.