
Kërkesat për Kosovën të dy përfaqësuesve të lartë të SHBA-së e BE-së, Escobar e Lajçak po i sheh të realizueshme, njohësi i çështje politike, Abit Hoxha.
Ai tha se për këtë nevojitet një organzim i brendshëm institucional dhe një aranzhim i një takimi me kryetarët e veriut, dhe kjo do të mund të rregullohej pa asnjë problem kushtetues.
Hoxha ka përmendur edhe raportet e Kosovës me aleatët e saj, për çka ka përmendur disa momente kur ato kishin filluar të ftoheshin me disa prej vendimeve të kryeministrit Kurti.
“Ftohja e raporteve me SHBA-në ka fillur me ndodhë me disa gabime taktike sidomos në raport me veriun, insistimi i famshëm i tabelave, për çështje që s’ishin të rëndësisë parësore. Edhe sjellja e këtyre temave që s’janë për agjendën ndërkombëtare, kanë ndidkuar në ftohjen e raporteve.”, deklaroi Hoxha në Prime Time./Gazeta10