
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe AKI-ja ka zhvilluar disa aksione në fshatrat e Zubin Potokut.
Hoxha ka theksuar se aksioni është zhvilluar në 48 lokacione ku janë gjetur: 72 copë armë të ndryshme, prej tyre 2 mitrolezë, 11 armë të gjata AK47, 22 armë të llojeve të ndryshme, 27 pushkë të gjuetisë, 9 armë të shkurtëra pistoleta, 1 pushkë ajërore, janë gjetur mjete shpërthyese si 7 granata dore, 2 detonatorë të perdorur, pjesë plastike të paketimit të granatës, mjete piroteknike, pjesë metalike të mjeteve shpërthyese, sikurse janë gjetur edhe municione sikur janë 4381 copë të munuicioneve të ndryshme.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10