Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxha: Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura

Gazeta10
16 September 2026 - 10:31

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur për masat e sigurisë të ndërmarra nga Policia e Kosovës në ditën kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hoxha e ka cilësuar këtë si një ditë të veçantë për Kosovën, duke theksuar rëndësinë që, sipas tij, UÇK-ja ka pasur në historinë e vendit.

Siç e dini, sot merret vendim ndaj krerëve të UÇK-së. UÇK-ja ka qenë xhevahiri më i çmuar i historisë së Kosovës, ndoshta edhe i gjithë popullit shqiptar. Është një ditë e veçantë për shtetin tonë, andaj Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e sigurisë kanë ndërmarrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës gjatë kësaj dite.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.