Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka thënë se është e pafalshme nga Qeveria e Kosovës që ende nuk janë dërguar në shkolla librat e klasës së pestë.
Hoxha në Politiko me Kushtrim Sadikun, ka thënë se një numër i madh i prindërve është kundër grevës, për shkak se po atakohen drejtpërdrejt fëmijët, raporton Gazeta10.
“Është e pafalshme, kur sot më 12 shtator, nuk janë librat e klasës së pestë në shkolla, është e pafalshme për Qeverinë. Është e pafalshme për të dy palët, kur kemi një numër të madh të mësimdhënësve nëpër secilën shkollë që nuk janë zëvendësu – ndikon automatikisht në cilësi”, ka thënë Hoxha./Gazeta10