
Dibran Hoxha nga ORCA ka thënë se shkarkimi i Naser Sahitit nga pozita e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, ndodhi për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë.
Hoxha në Info10, ka deklaruar se Sahiti nuk pati asnjë vërejtje apo kritikë thelbësore për punën e tij, raporton Gazeta10.
“Rektori është shkarkuar pa asnjë skandal, pa asnjë vërejtje dhe kritikë thelbësore për punën e tij, ai u shkarkua vetëm në saje të ndërhyrjeve dhe marrëveshjeve brenda universitetit, konkretisht brenda Këshillit Drejtues”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10