Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoxhaj godet Kurtin: Sot në dialog Kosova është pa asnjë mik dhe aleat

Gazeta10
14 Shtator 2023 - 11:21

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj ka hedhur kritika për dialogun i cili po zhvillohet në Bruksel.

Hoxhaj tha se Kurti erdhi me premtime tjera për dialog në qeveri ndërsa tani humbi miqtë e saj.

“Sot në dialog Kosova është pa asnjë mik dhe aleat. Nuk ka fare dialog me Ëashingtonin, fare dialog me Berlinin, fare dialog me Londrën, fare dialog me Parisin. Nuk ka fare komunikim, as sms, as telefonata as vizita”, ka thënë Hoxhaj, raporton Gazeta10.

Ndër të tjera deputeti i PDK-së ka thënë se vendit i duhet një qeveri e re në mënyrë që të kthehet me parimet kyçe të dialogut.

“Ky vend ka mbetur pa lidership me marrë vendime të mëdha. Ftoj të gjithë deputetët që ta shpërbëjmë këtë kuvend. Na duhet qeveri e re, që ta kthejmë Kosovën te parimet kyçe të dialogut”, tha deputeti Hoxhaj./ Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.