
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetjen e tij për “FC Ballkanin”, raporton Gazeta10.
Hoxhaj e ka konsideruar si ditë historike këtë ngarje.
Ai ka thënë se FC Ballkani do ta realizojë ëndrrën europiane dhe ka thënë se është krenar me ekipin e vendlindjes së tij.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ditë historike!
Ekipi i FC Ballkanit të Suharekës, vendlindjes time, sot do të realizojë ëndrrën evropiane .Krenar me ju djem, emri juaj të dëgjohet në botë!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10