Gazeta10

Hoxhaj: Nuk ka më momentum për ta marr njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së

Ish Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova më nuk ka momentum për ta marr njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së, raporton Gazeta10

Hoxhaj ka thënë se kjo mundësi ka ekzistuar për shkak të rrethanave të reja ndërkombëtare që e dërguan Rusinë në një pozicion të dobët gjeopolitk por që ato më nuk ekzistojnë.

Ish diplomati i Kosovës, Hoxhaj, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Spanjës në Tiranë si dhe ministrit të jashtëm grek në Vietnam kundër njohjes së Kosovës e rrënuan një momentum të tillë.

Hoxhaj ka thënë Spanja njejtë si Greqia po përdorin argumente të paqëndrushme rreth vendimit të GJND-së për Kosovën.

Këtu keni statusin e plotë:

“Deri dje, Kosova ka pasur mundësi të artë për të marr njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së, për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimin e Serbisë. Qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e varrosën përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë. Argumenti i rrejshëm i tyre kur GjND e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së! Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë