Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj përkujton Arbën Xhaferin me një citat të tij që flet për ndarjen e fesë nga shteti

Gazeta10
15 Gusht 2022 - 19:57

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar Arbën Xhaferin në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së tij.

Hoxhaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në këtë përvjetor kujtohet madhështia e politikanit vizionar dhe rilindasit të fundit kombëtar, Arbën Xhaferi, transmeton Gazeta10.

Pikërisht për kohën e politikës së bejtexhinjve, sikurse kjo e jona, ai thoshte: “Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit.“, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.

Kujtojmë se debat për vendosjen e shamisë në shkolla kishte edhe në vitin 2008, kur Hoxhaj në atë kohë si Ministër i Arsimit e pati nënshkruar udhëzimin administrativ për ndalimin e shamive në shkolla. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.