Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj – Qeverisë: Turp dhe shëmti sesi po trajtohen mësimdhënësit 

Gazeta10
01 Shtator 2022 - 20:32

Enver Hoxhaj –Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka reaguar ndaj Qeverisë për mënyrën se si po i trajton mësimdhënësit. 

Hoxhaj ka thënë se është turp dhe shëmti se si po trajtohen politikisht e financiarit nga Qeveria Kurti, transmeton Gazeta10. 

Ai përmes një shkrimi në Facbeook, e ka përmendur kohën kur ka qenë kryeministër Hashim Thaçi, qe sipas tij ishte e vetmja herë atëherë që u ngritën pagat e mësimdhënësve. 

“Se çfarë edukimi ofrohet në shkollë, ka të bëjë me atë se sa është i kualifikuar dhe i motivuar mësuesi! Tani, është turp dhe shëmti sesi mësimdhënësit sot po trajtohen politikisht dhe financiarisht nga Qeveria. Nuk ka vullnet as për dialog me mësimdhënësit dhe as që të dëgjohet zëri i tyre! “, ka shkruar Hoxhaj. 

Më tej, ai ka thënë se është jetike të hapen dyert e dialogut në mes të Qeverisë dhe mësimëdhënësve./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.