Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon takimi, Abdixhiku: Ne kërkojmë nga Qeveria edhe ligjshmëri edhe partneritetin me aleatët

Gazeta10
08 November 2022 - 9:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë pas takimit me Kurtin se kërkon nga qeveria që ta ruaj partneritetin me aleatët e Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Qeveria ka bërë që në fillim gabim meqë ka ardhur në këtë situatë.

“Një Qeveri që i kërkon qytetarëve të vet të zgjedh midis aleatëve historik të vet dhe ligjshmërisë, ka bërë që në fillim gabim, ne kërkojmë që kjo Qeveri e Kosovës të sigurojë edhe ligjshmëri edhe aletatët e vet”,  ka thënë Abdixhiku pas takimit me Kurtin.

Kujtojmë se të shtunën pasdite Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës pasi është suspenduar nga puna komandanti i policisë rajonale në veri. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.