
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për lëshimin e takimit nga ana e kryetari të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe për vendosjen e flamurave amerikan pranë objektit të Qeverisë, raporton Gazeta10.
Kurti duke u përgjigjur për lëshimin e takimit të Haradinajt ka thënë se këtë punë ua lë analistëve në debatet e mbrëmjes.
“Për atë se kush, si sillet nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”.
Për vendosjen e flamurave të SHBA-së ka thënë se edhe këtë ua lë analistëve duke shtuar se është për t’i shtuar vendet e punës dhe jo për t’i ulur ato.
“Çfarë duhet të pres, s’e kuptoj çfarë, për besë. Të gjithë janë të lirë të bëjnë cka duan përbrenda ligjit dhe kushtetutshmërisë. Po e them edhe njëherë që s’ka nevojë t’i lë pa punë analistët, unë jam për t’i shtuar vendet e punës, jo për t’i zvogëluar”, ka thënë Kurti. / Gazeta10