Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prishtinë, një euro ora në parkingun nëntokësor me kushte moderne (VIDEO)

Gazeta10
10 November 2022 - 9:21

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, drejtori menaxhues i Parking Center në Prishtinë, Korab Fazliu, ka dhënë detaje lidhur me çmimet dhe çeshtjet e tjera të parkingut nëntokësor në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Ai fillimisht ka folur për sipërfaqen e plotë dhe përmbajtjen e këtij parkingu.

“Parkingu ose sipërfaqja e ndërtimit në fillim ka qenë 12 mijë metra katëror mirëpo parkingu është me dy nivele, me nivelin minus 1 dhe minus dy po ashtu ka edhe pjesën e gjelbërimit të vet pra si kompleks është përmbi 34 mijë metra katëror”, ka thënë ai më tej.

Më tej ai ka dhënë informacione të tjera lidhur me kushtet që ka ky parking.

“Përveç që është një hapësirë gjigande, parkingu përfshinë ose ka vend për 520 vetura, është i përdorur sistemi i fundit i teknologjisë sa i përket alarmit ndaj zjarrit, janë të përdorura më shumë se 75 kamera në pjesën e poshtme të parkingut, pra parkingu është nën mbikqyrjen e kamerave 24 orë, është sigurimi që do të jetë 24 orë dhe po ashtu është stafi që përbëhet prej 20 personave që do të kujdeset për cdo gjë njëzet e katër orë”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka folur për kohëzgjatjen e këtij projekti të përfunduar për të cilin ka thënë se është kryer në afat rekord.

“Ne e kemi marrë lejën në vitin 2019 por për arsye të ndryshme janë shtyer punimet mirëpo nëse e shohim në kohë efikase ose prej që që ka filluar ekipi i parë i punës kështu së bashku me pjesën e veprimit kemi arritur në kohë rekorde prej 20 muaj ta përfundojmë komplet parkingun, gjatë ditëve të ndryshme të punës ne kemi pasur rastin që në vend punishte i kemi pasur 150 punëtor”, ka thënë ai më tej.

Tutje, ai ka folur për çmimet të cilat janë komentuar shumë, duke thënë se ora kushton një euro.

“Ka ndodhur një keqkuptim edhe pse jam munduar të jem i qartë. Ora ëshët një euro, nëse kthehemi prapa në kohë, në Prishtinë  ka pesë a gjastë vjet ora është një euro në qendër të Prishtinës pa marrë parasysh se në cilin parking mu vet më ka ndodh në ndonjë parking që ka qenë i shtruar me zhavor po prapë e kam paguar orën një euro, të njejtin çmim e kemi edhe na. Kështu që ora është një euro deri në orën e katërt të qëndrimit në këtë parking”, ka thënë ai.

“Pra nëse e marrim në total, nëse veturën tënde e parkon gjashtë orë atëherë ti do të paguash gjithsejt 5 euro e 60 cent”, ka thënë ai. / Gazeta10

https://youtu.be/7aGTxhDISRM?t=4884

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.