Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Humb jetën administratori në minierat e Bulqizës

Gazeta10
04 Nëntor 2025 - 11:16

Një person ka humbur jetën në minierat e Bulqizës.

Sipas njoftimit të policisë në Shqipërisë, shtetasi S.K., rreth 62-vjeçar me detyrë administrator në një subjekt në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se është aksidentuar gjatë kontrollit në frontin e punës.

Për pasojë, i njëjti ka humbur jetën pas dëmtimeve të marra.

“Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.