Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hungaria do t’i kthejë në shtëpi ushtarët e saj të plagosur në Kosovë

Gazeta10
30 May 2023 - 14:01

Hungaria pritet t’i kthejë në shtëpi ushtarët e saj të plagosur në Kosovë.

Kështu bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi.

Në njoftim thuhet se një avion A319, i projektuar posaçërisht për kujdesin mjekësor është nisur në mbrëmjen e 29 majit u nis nga Kecskemét për në Kosovë, për t’i marrë ushtarët e plagosur në protestat e djeshme në Zveçan.

Ata u lënduan gjatë përleshjes duke tentuar t’i shpërndanin protestuesit.

Gjeneralmajor Ferenc Kajari, i cili është zëvendëshef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë hungareze, ka zhvilluar edhe një takim me mjekët ushtarakë në bord.

Gjatë së hënës u lënduan 25 ushtarë të KFOR-it, tre ushtarë hungarezë u plagosën nga arma e zjarrit.

Protestuesit serbë i sulmuan ushtarët e KFOR-it në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.