
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rasteve të fundit tragjike në KEK, duke deklaruar se brenda më pak se dy muajsh tre punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës.
Ajo ka kërkuar hetim të plotë për secilin rast dhe sqarimin e rrethanave, duke theksuar se nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e rregullave të sigurisë, duhet të ketë përgjegjësi.
Bajrami ka kërkuar që KEK-u dhe kompanitë e tjera publike e private të rrisin masat për sigurinë në punë, derisa Inspektorati Qendror i Punës duhet të shtojë mbikëqyrjen dhe të ndërmarrë masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.
Postimi i plotë: