
Vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi.
Zbatimi i këtij vendimi të ri, do të bëhet në tri faza, ku e para do të jetë ajo e qortimit, transmeton Gazeta10.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, situata është e qetë në Veri të Mitrovicës, ku pak më herët është kontrolluar edhe nga një patrullë e Njësisë Speciale.
Lidhur me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, i cili krahas njoftimit se sot fillon masa e shqiptimit të qortimit, i ka ftuar qytetarët të mos bien pre e interesave politike dhe grupeve kriminale, por t’i konvertojnë targat ilegale në ato në RKS./Gazeta10