Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

I biri i Bidenit shpallet fajtor për tri akuzat për armë

Gazeta10
11 June 2024 - 18:11

I biri i presidentit amerikan, Joe Biden, Hunter, është shpallur fajtor për tri akuzat federale për armë, raporton BBC.

Vendimi i jurisë është marrë pas tre orësh arsyetim.

I biri i presidentit ishte akuzuar se ka gënjyer për përdorim të kokainës kur ka blerë një revole në vitin 2018.

Ai është shpallur fajtor për dy akuza për dëshmi të rreme dhe një për posedim të jashtëligjshëm të armës.

Hunter mund të përballet me 25 vjet burgim teksa ishte deklaruar i pafajshëm për këto akuza.

Gjykimi i profilit të lartë është zhvilluar në kohën kur babai i tij do të rikandidojë për president. Kjo është hera e parë që një fëmijë i presidentit aktual shpallet fajtor për krime./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.