Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I dyshuari për vrasjen në Suharekë, Rrahman Hoti ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

Gazeta10
18 November 2026 - 14:22

Detaje të reja janë zbardhur për 60-vjeçarin Rrahman Hoti, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Suharekë, ku një person mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se Rrahman Hoti kishte një të kaluar kriminale edhe në Zvicër, prej nga ishte dëbuar pasi kishte vrarë gruan e tij.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ai kishte vuajtur disa vite burg për këtë vepër penale, para se të dëbohej nga shteti zviceran.

Hoti dyshohet se sot, pas një konflikti rreth një parkingu në Suharekë, kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Ndërron jetë 60-vjeçari që u plagos në Suharekë

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.