Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“I goditi me veturë, tentoi ta godiste me kaçavidë”- detaje nga përplasja mes grupeve në Lipjan

Gazeta10
20 February 2024 - 9:22

Babë e birë kanë përfunduar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga përleshja qe ndodhi pasditën e djeshme në Lipjan.

Siç merr vesh gazeta10 i dyshuari, tashmë i arrestuar, kishte probleme të mëhershme me dy të lënduarit.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh për ngjarjen. Në njoftim thuhet se pasi që kishte goditur me veturë dy viktimat, i dyshuari tentonte ta godiste me kaçavidë njërin nga ta.

“Lipjan 19.02.2024-15:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti  me  veturën e tij ka  goditur  qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë  nga  vetura me  një  kaçavidë në  dorë  dhe  ka  tentuar të  godas njërin nga  viktimat e shtrirë  në  tokë”, thuhet në njoftim, raporton gazeta10.

“Një nga zyrtarët policor,  gjatë  ndërhyrjes ka shtënë në ajër  dy herë  me  armë  zyrtare, kështu që situata  është  futur  në kontroll.  Viktimat  janë dërguar në  QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për sulmin është dërguar në masën e mbajtjes policore. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.