Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Vlora Çitakut

Gazeta10
22 Prill 2026 - 14:25

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përgjatë seancës për energjinë elektrike.

Teksa kritikohej për deklaratën që dha, duke uruar që ish-presidenti Hashim Thaçi të dënohet në Hagë sikurse Naim Murseli me burgim të përjetshëm, iu drejtua me gjuhë denigruese deputetes Çitaku.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë Çitakut.

Deklarata e Gecit u kritikua me të madhe në opinionin publik, ku ndaj saj u distancuan deputetë të LVV’së, si dhe vetë kryeministri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.