Gazetari Berat Buzhala ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë nga një person në rrjete sociale.
Mesazhin kërcënues, bashkë me identitetin e personit, Buzhala e ka publikuar edhe në llogarinë e tij në Facebook.
Në mesazhin që i është dërguar gazetarit, thuhet se i ka ditët e numëruara dhe do ta vras nëse e takon.
“Veç spo të shoh o i biri i shkinës se besën e shqiptarit po ta jap, pa të vra ty e do si ti se lo, dije ditët e numërume i ki veç prej meje”, thuhet mes tjerash në mesazhin që Buzhala ka publikuar.
Sipas Buzhalës, kjo është “pasojë e denoncimeve të rrejshme të kryeministrit të vendit kundër gazetarëve”.