Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

I moshuari kafshon gjarprin që i kishte mbështjellë këmbën: Mendova se do të vdisja

Gazeta10
25 August 2023 - 20:24

Një 68-vjeçar u zgjua në shtëpinë e tij dhe ajo që gjeti e tmerroi për vdekje. Një gjarpër ishte mbështjellë rreth këmbës së tij dhe po e shtrëngonte, e ajo që i moshuari bëri në panik e sipër ishte ta kafshonte, gjë që sipas tij, funksionoi.

“Isha aq i dëshpëruar sa edhe e kafshova, por funksionoi dhe munda të çlirohesha”, tha për Fox News Sarayuth Malachan, një roje sigurie që jeton në Tajlandë. “Më dukej sikur do vdisja duke luftuar me pitonin”.

Malachan u zgjua nga gjumi i tij për shkak të dhimbjes therrëse rreth kyçit të këmbës më 21 gusht. Ai gjeti një piton të madh të mbështjellë nga këmba e tij deri te gjuri me dhëmbët e tij në mish.

Gjarpri, i identifikuar si një piton me rrjetë, është i zakonshëm në të gjithë Azinë Juglindore dhe renditet si një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë, ai ha shpesh njerëz, kafshë shtëpiake dhe gjarpërinj të tjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.