Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Resulaj, të Vlorës. Një burrë 80 vjeçar dhe gruaja e tij 75 vjeçe, vdiqën, si pasojë e goditjes nga rryma.
Raportohet se çifti bashkëshortorë, në momentin tragjik ishin duke ujitur në arë.
Ata dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën, shkruan Abcnews.al.