
Sazan Ibrahimi – Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ibrahimi në Politiko, ka thënë se garanton që komunat nuk janë përgjegjëse që nuk janë ekzekutuar pagat, transmeton Gazeta10.
“E them me përgjegjësi të plotë që të gjitha komunat i kanë dërguar deri më 10 shtator, i kanë dërguar listat e pagave në nivel qendror”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10