Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave, nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Gazeta10
28 September 2026 - 20:18

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Agron Limani, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, njëri nga Klina dhe tjetri nga Istogu.

Limani në emisionin “60 Minuta” në KTV është shprehur se për identifikimin e tyre është pritur prej mujash dhe se javën tjetër do të informohen familjet e tyre.

Ai ka theksuar se këta dy persona, mbetjet e të cilëve janë identifikuar, nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”, gërmime për të cilët u bënë së fundmi në Zubin-Potok.

“Javën e kaluar kemi pranuar dy raporte për dy identifikime të reja, por nuk i përkasin grupit të 23 intelektualëve. Familjarët nuk janë njoftuar ende, sepse është edhe një procedurë. Njëri është në Klinë, njëri në Istog. Është pritur koxha për identifikimin e tyre, prej muajsh është pritur për këto raporte. Besoj javën që vjen do të informohen familjet për këto verifikime. Nuk kemi informacion për zonën e veriut se a do të bëhen gërmime të tjera”, ka thënë Limani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.