Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Identifikohet puseta në Mitrovicë të Veriut, Policia e Komunitetit eliminon rrezikun për këmbësorë

Gazeta10
30 January 2025 - 15:34

Policia e Komunitetit në Mitrovicën e Veriut ka identifikuar një pusetë të pambuluar, e cila përbënte rrezik për këmbësorët dhe automjetet.

Policia përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pasi është bërë një bashkëpunim i ngushtë me institucionet përkatëse, veprimi është ndërmarrë dhe pusetës i është vendosur mbulesa, siç thuhet në njoftim, duke eliminuar çdo mundësi për aksidente dhe duke garantuar siguri për qytetarët.

“Policia e Komunitetit mbetet e angazhuar në monitorimin dhe adresimin e shqetësimeve të komunitetit dhe i inkurajon qytetarët të raportojnë çdo problem që mund të rrezikojë sigurinë, për të siguruar një mjedis më të sigurt për të gjithë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.