Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot

Gazeta10
25 Janar 2026 - 15:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i ka reaguar komunës së Prishtinës që një ditë më parë u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj të diele për shkak të paralajmërimeve për erëra të forta.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se njoftimi i komunës së Prishtinës për erëra të forta për sot, nuk është i mbështetur në parashikimin e motit nga IHMK.

“Njoftohet opinioni publik se ky njoftim i Publikuar nga Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, e të cilët thirren në parashikimim e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nuk qëndron, pra IHMK nuk e ka bërë një parashikim të tillë”, thuhet në reagimin e këtij instituti.Sipas tyre, në parashikimin e tyre të dhënë për datat 24 dhe 25 Janar 2025 nuk është dhënë ky njoftim për rreziqe nga erërat.
“IHMK ka parashikuar erëra me shpejtësi të lehtë deri në mesatare që do të krijojnë kushte që nga nesër (e Hënë) të sjellin reshje të shiut”, thotë IHMK në reagimin ndaj Komunë së Prishtinës.Një ditë më parë komuna e Prishtinës u bëri thirrje qytetarëve për kujdes derisa kanë dhënë edhe udhëzime dhe këshilla për qytetarët.
Në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, më pas të shpërndarë edhe nga komuna e Prishtinës thuhej se bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga mëngjesi i ditës së diel, 25 janar 2026, pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.“Shpejtësia e erës, zona kodrinoro-malore: 11–14 m/s (erë e fortë). Zona më të ulëta: 8–11 m/s (erë mesatarisht e fortë. Sipas parashikimeve, erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, 26 janar 2026. Udhëzime dhe këshilla për qytetarët. Pa krijuar panik, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe përgatitje të thjeshtë, veçanërisht gjatë ditës së diel”, tha njoftimi i komunës së Prishtinës që u bënë thirrje qytetarëve që të sigurojnë ose të largojnë objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati (vazo, reklama, panele të përkohshme). Të tregohet kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese apo objekte ndërtimore.

Gjithashtu komuna u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin e panevojshëm në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erë më të fortë, ndërsa drejtuesve të automjeteve, veçanërisht të mjeteve të larta, të lëvizin me kujdes të shtuar.Aty gjithashtu iu bë thirrje qytetarëve se nëse vërejnë rrezik potencial (degë të rëna, objekte të lëvizshme, dëmtime), njoftoni shërbimet kompetente.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.