Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IHMK-ja njofton për sasitë e të reshurave të dy ditëve të fundit mbi vendin tonë

Gazeta10
06 Janar 2026 - 23:22

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga 05 deri më 06 janar të këtij viti, në territorin e Republikës së Kosovës ka pasur të reshura mesatarisht 43mm l/m2.

Sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore:

Drini Bardhë: 76.2 mm

Ibri: 27.8 mm

Morava e Binçës 19.9 mm

Lepenci: 47.9 mm

Shumica e lumenjve në Kosovë, e sidomos ata në pjesë perëndimore dhe qendrore të vendit, IHMK thotë se gjatë këtyre dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati i tyre dhe kanë shkaktuar përmbytje lokale.

Situata më e vështirësuar, sipas IHMK-së, paraqitet në lumenjtë: Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica, Lumi, Istogut etj. (Sidomos degët e tyre – prrockat me karakter malor).

IHMK thotë se lumenjtë në lindje dhe jug të vendit si: Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci, Nerodimja, aktualisht kanë ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin probleme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.