Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Imer Topanica nga Lista për Familjen: Ata doracak as që i kanë lexuar!

Gazeta10
15 November 2024 - 18:31

Imer Topanica nga Lista për familjen i ftuar në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka komentuar largimin e doracakëve seksual nga shkollat.

Ai ka thënë se doracakët të cilat i kanë shpërndar sipas tij as që i kanë lexuar, raporton Gazeta10.

“Siç është shpërfaqur në opinionin publik, ata doracakë kanë probleme serioze dhe me shumë gjasë kushdo që i ka aprovuar t’i jetësojë në këtë nivel as që i ka lexuar, jam shumë i bindur se ministres dhe kabinetit të saj i kanë kaluar me sy mbyllur”, tha ai në Kanal10.

Topanica shton se nëse këta doracakë do të redaktoheshin më me kujdes nuk do të bëhej çështje kaq e madhe.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.