Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Inagurohet qendra për lidership në UBT

Gazeta10
07 June 2023 - 18:57

Raporti: Arbenita Ilazi / Kanal10

Kolegji UBT ka inauguruar të mërkurën Qendrën për Lidership. Në kampusin e këtij kolegji është mbajtur ceremonia e inaugurimi. Të pranishmit thanë se kjo qendër ka një rëndësi të madhe për ndërtimin e kapaciteteve të lidershipit në Kosovë. Derisa rektori i Kolegjit Edmond Hajrizi, tha se do të ketë impakt të rëndësishëm edhe në shoqëri.

Në Kampusin e Kolegjit UBT në Lipjan është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Qendrës për Lidership.

Rektori i këtij kolegji Edmond Hajrizi, përmes një lidhje direkte para të pranishmëve, tregoi se kjo qendër ka një rëndësi të madhe për lidershipin në vend dhe se do të ketë impakt të rëndësishëm në shoqëri.

Hajrizi shtoi se qendra do të jetë e hapur, me institucione vendore dhe organizata ndërkombëtare ku do të ketë edhe tematika me interes.

Edhe këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Vehbi Miftari tha se një qendër e tillë ka ndikim në një zhvillim të qëndrueshëm, andaj sipas tij universitete si UBT-ja i duhen vendit.

Ndërkaq, Faton Limani, profesor i cili ka asistuar kurse lidershipi në Harvard, tha se Kosovës i duhen qendra të tilla.

Kolegji UBT së fundmi, ka lansuar edhe programin arsimor për nivelin fillor në këtë kolegj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.