
Një përleshje mes tre personave ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicën e Jugut, pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 22:44. Në përleshje dyshohet se janë përfshirë tre persona meshkuj, shtetas të Kosovës.
“Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat dhe i dyshuari, të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor, i cili në atë moment ishte jashtë detyrës zyrtare dhe kishte tentuar t’i ndalonte personat e përfshirë në përleshje”, thuhet në njoftimin e policisë.