Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Gazeta10
12 September 2026 - 9:09

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm brenda një muaji, çmimet u rritën për 1.3 për qind krahasuar me korrikun e këtij viti.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,3 % në muajin gusht 2026, krahasuar me muajin gusht 2025. Inflacioni mujor ishte 1,3 % në muajin gusht 2026”, thuhet në njoftim.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar më së shumti nga transporti, ku çmimet janë rritur për 21.1 për qind.

Pas transportit, rritjet më të mëdha janë regjistruar te strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse, me 11.8 për qind.

“Në muajin gusht 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,3 % krahasuar me muajin gusht 2025. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (21,1 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (11,8 %), restorante dhe shërbime akomodimi (5,4 %), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %), shëndetësi (4,2 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,8 %), mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (3,4 %), rekreacion, sport dhe kulturë (3,4 %), veshje dhe këpucë (3,0 %), ushqime dhe pije joalkoolike (2,6%) dhe informacion dhe komunikim (0,6 %)”, njofton ASK.

Në anën tjetër, ulje e çmimeve është regjistruar vetëm te shërbimet arsimore, me 0.5 për qind.

Çmimet u rritën edhe brenda një muaji

ASK ka bërë të ditur se inflacioni mujor në gusht ishte 1.3 për qind, krahasuar me korrikun e vitit 2026.

“Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 1,3% krahasuar me muajin korrik 2026”, thuhet në të dhënat e ASK-së.

Sipas ASK-së, kjo rritje është ndikuar nga disa kategori, ku më e theksuar ishte sërish transporti me 4.6 për qind.

ASK bën të ditur se rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti 4,6%, strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse 0,8%, mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake 0,5%, ushqime dhe pije joalkoolike 0,4%, shëndetësi 0,4%, informacion dhe komunikim 0,4%, rekreacion, sport dhe kulturë 0,4%, restorante dhe shërbime akomodimi 0,3%, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë 0,1%, veshje dhe këpucë 0,1% dhe kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme 0,1%.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.