
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë në dy objekte ndërtimi në komunën e Obiliqit.
Për shkak të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë masë për ndalimin e punimeve në të dy objektet, deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë.