Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Instituti nuk e ka regjistruar fare borën” – Meteorologu Besim Aliu: Ky fenomen ndodh kur vera është shumë e nxehtë

Gazeta10
03 Tetor 2025 - 8:32

Ditën e premte, Kosova u zgjua e zbardhur nga reshjet e borës.

Meteorologu Besim Aliu, tha  se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk kishte regjistruar paraprakisht se do të kishte reshje bore, megjithëse sipas tij, këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë.

“Duke shikuar statistikat e Institutit Hidrometeorologjik, rreth reshjeve të borës këtë fillim tetori, instituti nuk ka pasur shënime, pra nuk i kemi pasur të regjistruara. Por këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë”, tha Aliu.

“Mbrëmë, temperatura më e ulët është cilësuar 0 gradë Celsius, dhe këto kanë krijuar të kemi reshje bore në viset e ulëta në shumë vende të Kosovës, për shkak se bora kërkon vetëm të ketë kushte”, u shpreh ai./Klankosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.