Gazeta10

Integrimi i Shqipërisë, Borrell dhe Rama sot në konferencë për medie

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi së bashku me Kryeministrin Edi Rama do të mbajnë në orën 12:00 një konferencë për media, në kuadër të mbledhjes së dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit.

Në orën 13:00 në Kryesinë e Kuvendit, Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian do të zhvillojë takimin e radhës me temë: “Çfarë pritet nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian?”, ku do të marrë pjesë dhe kryemonisioneri Varhelyi. Ky i fundit do të mbajë një fjalë mbi temën e takimit.

Ndërkaq, po këtë të enjte (16 mars) do të mbahet Këshilli i Stabilizim i Asociimit, ndërsa më 18 mars Borrell do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian.

Borrell do të vizitojë edhe Ohrin ku do të zhvillohet takimi i radhës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vizitave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Borrell do të diskutojë edhe për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, pasojat që kjo ka pasur për Evropën dhe Ballkanin si dhe për bashkëpunimin mes BE-së dhe këtyre shteteve në përballimin e këtyre pasojave, rapoton RTSH, përcjell Gazeta10.

Ditën e djeshme (15 mars), Borrell është takuar me kryeministrin Edi Rama, ku procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, emigracioni dhe roli i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe ecuria e Ballkanit të Hapur, kanë qenë në fokus të diskutimit mes tyre. /Gazeta10/

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë