
Liverpooli tash e një kohë është vënë në shitje nga kompania amerikane, FSG.
Sipas rapotimeve të fundit nga mediat angleze, disa investitorë nga Katari kanë shprehur interesim që ta blejnë aksionet e skuadrës angleze.
FSG raportohet se i ka dhënë prioritet investitorëve arabë për blerjen e klubit, pasi ata janë seriozisht të interesuar për ta blerë njërin nga klubet më të mëdha në historinë e futbollit anglez.
Për shitjen e Liverpoolit, FSG kërkon rreth katër miliardë euro.