Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IPK-ja: Gjatë vitit 2023 janë arrestuar 21 policë

Gazeta10
08 February 2024 - 15:00

Inspektorati i Policisë e ka publikuar raportin vjetor për vitin 2023.

Gjatë vitit të kaluar IPK-ja njofton se janë arrestuar 35 persona të dyshuar, në mesin e tyre 21 policë dhe 14 qytetarë.

Ky institucion thekson se ka dorëzuar 71 rekomandime për suspendim.

Inspektorati shtoi se në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 74 Kallëzime Penale, 54 Raporte të Veçanta dhe 56 Raporte Informuese.

Po ashtu, IPK në njoftim thekson se ka pranuar gjithsejt 1 mijë e 697 ankesa.

“1145 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 540 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale (pjesa tjetër janë përcjellë në institucione tjera dhe në Departamentin e Inspektimeve)”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.