Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ironizon zëdhënësi i AAK-së: Besoj se ministri Peci nuk ia ka ditë mbiemrin familjarit të deputetes së VV-së

Gazeta10
15 November 2024 - 19:22

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i ka dhënë tender prej rreth 100 mijë euro vëllait të deputetes së VV-së.

Xhemaili me ironinka thënë se ka mundësi që ministri Peci nuk ia ka ditë mbiemrin familjarit të deputetes.

“Ky Ministri ka mundësi që s’ja ka ditë mbiemrin këtij familjarit të VV-së se përndryshe si “gardian” i pasurisë së shtetit nuk e kish leju avullimin e 100 mijë eurove😀. Nejse, po shpresoj se tash që e din, do të japë përgjigje për skandalin”, ka thënë Xhemaili./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.