Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ish deputeti i VV-së: Shoku Xhelal, i thejke kubëzat me çekiç me ja’u hi policisë në kry

Gazeta10
05 October 2022 - 21:58

Ish zyrtari i VV-së, Florin Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Kurti për keqqeverisje.

Ai madje në Politiko ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për sulme ndaj policisë në kohën sa VV-ja ishte në opozitë.

“Kurti ka kallxu që s’dinë me qeverisë. A i ke pa njerëzit qëe i ka në Qeveri, a jo? Xhelali, shoku Xhelal  i merrke ato kubëzat katrore, i thejke me çekiç përngjysmë, për me ja hi policisë në krye. Nuk mundesh me bë atë ministër të Brendshëm. Ti mundesh me bërtitë, po një njeri që ja do të mirën Kosovës, nuk mundet me bë Xhelal Sveçlen ministër të Brendshëm”, tha Kransiqi në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.