Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish diplomati, Canaj për vizitën e Lajçak: Mesazh për Qeverinë

Gazeta10
18 June 2024 - 20:55

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak sot ka qëndruar në Prishtinë ku edhe është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Derisa ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Lajçaku ka thënë se kjo do të kuptohet vetëm nesër pas diskutimeve të vendeve anëtare të bllokut.

Ish-diplomati Blerim Canaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se ardhja e Lajcakut papritur në Prishtinë është mesazh për Qeverinë.

“Jam shumë i sigurt se ndonjë mesazh për qeverinë është për shkak se edhe forma e tij se si ka ardhur. Se a do të ketë heqje të sanksioneve apo jo është vështirë të thuhet dhe kjo varet shumë edhe nga sjellja jonë”, është shprehur Canaj

Ai tutje ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë absolutisht të padrejta. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.