
Bahire Hoti – ish diplomate, ka thënë se është larguar nga puna në mënyrë të paligjshme pa e ditë arsyen pse.
Hoti në Info10, ka deklaruar se në një takim rastësor me Kryeministrin Alblin Kurti, e kishte pyetur se pse kishte ndodhë një gjë e tillë, por që i njëjti nuk iu ishte përgjigjur, raporton Gazeta10.
“Unë u hoqa nga puna në mënyrë arbitrare, të paligjshme dhe sot e atë ditë nuk e di pse…Në një takim ka qenë rastësi që ka ardhë kryeministri i Kosovës, dhe unë e pyeta se pse më ka larguar nga puna pa asnjë arsye, përgjigje nuk mora kurrë. Një lloj përgjigje mora në Parlamentin e Kosovës, përndryshe një grup prej 8 vetash kemi bërë ankesë tek Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil të Kosovës, të cilët çuditërisht e kanë quajtur jo kompetent në trajtimin e kërkesës sonë”, ka thënë ajo./Gazeta10