
Analizën e publikuar sot nga Akademia e Shekncave dhe Arteve të Kosovës, ku kritikohet Thaçi dhe roli i tij në procesin e dialogut me Serbinë, e ka quajtur trillim e dashakeqësi të realitetit demokratik të Kosovës, ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Ismail Syla.
Syla në Info10 ka kritikuar edhe kreun e ASHAK-ut, Mehmet Krajën, për të cilin tha se ka urrejte ndaj luftës së UÇK-së.
Ai madje, për këtë raport të publikuar, tha se edhe Gjykata Speciale në Hagë, mund t’i referohet si bazë se krerët e UÇK-së, kanë kryer krime.
“Qysh mundet Akademia e Shkencave të operoj me një term të tillë ‘uzurpim i shtetit, dhe nuk di të largohet në mënyrë demokratike nga pushteti. Me çka e mori VV-ja pushtetin, me vota apo me revolucion. Nuk mund të flitet për uzurpim të pushtetit në Kosovë. Është turp që një Akademi e Shkencave të publikojë këso dokumenti. Të flitet në mënyrë kaq brutale e të pa vend, se Thaçi ka dashtë ta ndaj Kosovën. Akademia e Shekencave në këtë mnyrë e ka bërë goditjen e dytë, nëse një godit është bërë me ngritje të aktakuzës së Speciales, ky dokument është sforcim i asaj aktakuze. Lirisht Specialja mund t’i referohet si një bazë se krerët e UÇK-së kanë kryer krime”, tha Syla në Info10.
Syla tutje, këtë dokument të publikuar nga ASHAK, e ka quajtur edhe ‘paqavër’. /Gazeta10