Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ish-kryeadministratori i Kosovës: Pala kosovare dhe serbe, të detyruar për zbatimin e marrëveshjes

Gazeta10
24 March 2023 - 23:30

Diplomati gjerman, ish-kryeadministratori i Kosovës Joakim Ryker ka folur për marrëveshjen e Ohrit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, e vetmja gjë që ngelet tashmë është besimi se marrëveshja e firmosur do të zbatohet.

“Po, idealisht një marrëveshje pas Brukselit do të duhej te ishte firmosur; jam dakord me këtë. Gjithsesi, e kemi konfirmimin nga Josep Borell dhe nga lehtësuesi i Bashkimit Europian, që palët janë të zotuara ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj zbatimit të saj. Do të thosha që ndërkohë, nëse s’vërtetohet ndryshe, duhet të kemi të gjithë besim në lidhje me hapat e mëtejshëm dhe në lidhje me zbatimin,” – u shpreh Ryker, shkruan Euronews Albanian.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një marrëveshje “politikisht detyruese”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.