Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-Kryeministri Mustafa: Kurti të këtë kujdes, të mos krijojë situata komike

Gazeta10
20 June 2023 - 23:48

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në “Prime Time”, në Kanal10, ka thënë se situata në veri po eskalon çdo ditë dhe në vend që të de-eskalojë sipas kërkësave të SHBA-së dhe BE-së, ajo po përkeqësohet dhe kjo sipas tij nuk është në dobi të Kosovës.

Tutje Mustafa tha se problemi është që çështja e Kosovës nga politike është bërë çështje e sigurisë, çështje e ndërhyrjes së KFOR-it në veri, çështje e aktivizimit të rezolutës 1244 dhe të kthimit dikun 10-12 vjet pas.

“Mbi këtë bazë është dhënë edhe sot vlerësimi i Escobar që kjo mund të rrëshqasë në koflikt rajonal”, tha Mustafa.

Ai tutje tha Kurti duhet të këtë kujdes dhe të mos mundohet të krijojë situata komike, duke pyetur se në cilat shtete tani do të kyqen në këtë situatë të krizës dhe konfliktit rajonal gjë që nuk kemi pasur asnjëherë. Sipas tij sjellja e sotme e Kurtit ndaj Escobatit ishte krejtësisht e gabuar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.