Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-kryenegociatori serb: Që serbet të kthehen në institucione duhet të krijohet asociacioni

Gazeta10
12 November 2022 - 9:37

Ish-kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviq në një intervistë të dhënë për RTK, foli për zhvillimet e fundit Kosovë- Serbi, duke thënë se që serbët të kthehen në institucione duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Sipas tij, dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës janë diçka e drejt por që mund të dërgojnë në kriza sigurie, raporton Gazeta10.

“Tërheqja e komunitetit serb nga institucionet e Kosovës ka qenë i natyrshëm e që tani kemi një vakum sigurie me kriza potenciale të reja që mund të lindin”, deklaroi Stefanoviq.

Poashtu ai tha se dialogu i nisur që moti mes të dyja vendeve tani ndodhet në një situatë të keq, duke theksuar “presionin e Qeverisë Kurti ndaj komunitetit serb në Kosovë”.

Më Stefanoviq tha se Asociacioni për Kosovën nuk është hap i lehtë që të zbatohet, po duhet, sepse Borell e Escobar kanë ftuar që ta zbatojnë Asociacionin.

E lidhur me planin franko-gjerman, si draft-dokument për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, Stefanoviq tha se askush nuk  e ka parë atë draft, ndaj nuk parapëlqeu  të bënte komente për të, por ai tha se duhet përshpejtuar në zgjidhjen e çështjeve mes të dyja vendeve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.